Të fundit

Ata thanë se nuk është lojtar për Dinamon, por është njeriu që vendosi kampionatin

Arbër Hoxha e ka vendosur kampionatin kroat të dielën, me një gol të shënuar ndaj Rijekës në një ndeshje shumë të vështirë.

Tri xhiro para fundit të kampionatit, Dinamo e Zagrebit ndodhet katër pikë mbi Rijekën dhe do të ishte një mrekulli botërore nëse ata nuk do të shpallen kampion të Kroacisë.

25-vjeçari shqiptar hyri në fushë në minutën e 87-të dhe dy minuta më vonë shënoi golin e epërsisë dhe të fitores me rezultat 2-1 të Dinamos në udhëtim te Rijeka.

Hoxha në janar iu bashkua Dinamos nga Slaven Belupo. Për shkak të një ndryshimi në sistemin e lojës së Dinamos, ai kishte pak hapësirë në javët e fundit. Gjithsej në kampionatin kroat i ka luajtur 14 ndeshje, ndërsa goli i së dielës ishte i pari. Por ishte me shumë, shumë vlerë.

Gazeta kroate Jutarnji List shkruan se Hoxha ishte lojtar për të cilin shumë veta thanë se nuk është lojtar për Dinamon, por ai e vendosi kampionatin.

“Dhe pastaj, siç ndodh, ndonjëherë ndodh e papritura. Jakiroviç futi në lojë Arbër Hoxhën, një djalë që ra në plan të dytë, për të cilin tashmë disa filluan të thonë se nuk është lojtar për Dinamon. Dhe pikërisht ai njeri me golin e tij, i dyti që prej se ka ardhur në shtëpinë blu, i dha qartë fund këtij kampionati! Çfarë historie e mrekullueshme, çfarë çmendurie futbolli”, shkruan Jutarnji.

Te Dinamo, Hoxha ka pasur një sezon tejet të turbullt. Ai është grumbulluar në dy ndeshjet e fundit miqësore me kombëtaren e Shqipërisë dhe ka një mundësi që të përzgjidhet në mesin e 23 lojtarëve që pritet të shkojnë në Kampionatin Evropian.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci