Të fundit

Gërvalla, Maqedonci dhe drejtori i AKI-së udhëtojnë për në Varshavë

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, drejtori i AKI-së Petrit Ajeti dhe përfaqësues të FSK-së do të marrin pjesë në konferencën dyditore “Defence 24 Days”, i cili zhvillohet në Varshavë të Polonisë.

“Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, në përbërje të të cilit është Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti dhe përfaqësues nga FSK-ja, po merr pjesë në konferencën dyditore “Defence 24 Days”, e cila i kushtohet çështjeve që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë, sfidat dhe situatën aktuale dhe të ardhshme gjeopolitike, parandalimin dhe mbrojtjen në epokën e luftës.”

“Si një prej konferencave më të mëdha dhe më të rëndësishme të sigurisë në Evropë, “Defence24 Days” është një mundësi e mirë e diskutimit mes përfaqësueseve më të lartë shtetërorë, ekspertëve, civilëve dhe ushtarakëve, rreth sigurisë dhe mbrojtjes në Evropë. Përmes diskutimeve në panele Republika e Kosovës do të paraqesë pikëpamjet, angazhimin dhe kontributin e saj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.”

Në njoftim thuhet se Gërvalla do të ketë takime me udhëheqës të lartë të Polonisë dhe shteteve tjera pjesëmarrëse në konferencë.

“Ministrja Gërvalla në kuadër të ketë gjatë kësaj konference takime me udhëheqës të lartë të Polonisë, të shteteve tjera pjesëmarrëse në konferencë, përfaqësues të institucioneve rajonale dhe globale, civile dhe ushtarake.”

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci