Të fundit

E tmerrshme në Fushë Kosovë: Një burrë goditet me thikë në kokë, dërgohet në QKUK

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë.

Ai dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimës të konsumojë lëndë narkotike, mirëpo kishte refuzuar.

Më pas, Policia thotë se i njëjti e ka cytur kryejë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së viktimës, mirëpo pasi viktima kishte refuzuar i dyshuari e ka therë me thikë në kokë.

Policia njofton se viktima është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj, i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci