Të fundit

Gani Jakupi i gëzohet “shkarkimit” të Escobarit: Shumë e jetimin paska m’e lanë në Kosovë

Gani Jakupi, i angazhuari nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel, e ka shpërndarë një lajm të rremë se kinse Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, po shkarkohet nga detyra.

Në një shkrim në Twitter të dielën, Jakupi iu gëzua lajmin të rremë të “shkarkimit” të të dërguarit special të SHBA-së për Çështjet e Ballkanit Perëndimor.

“Shumë e “jetimin” paska m’e lanë n’Kosovë!”, ka shkruar Jakupi në “X”.

Lajmin e shpërndarë nga Gani Jakupi, Departamenti amerikan i Shtetit e quajti falsifikim në një përgjigje për Gazetën Express.

Një zëdhënës i DASH-it tha se “pretendimet e bëra nga Vudi Xhymshiti janë vërtet të rreme” dhe se Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga posti i tij.

 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci