Të fundit

Daçiq: Ka presion ndaj Kurtit, por cili është “hapi i pakthyeshëm” drejt Asociacionit

Sa i përket pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se frikohet që bashkësia ndërkombëtare do të dalë me një zgjidhje kompromisi, në mënyrë që Kosova përfundimisht të pranohet në këtë organizatë evropiane edhe pse nuk e ka formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe shton se bashkësia ndërkombëtare aktualisht po i bën presion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për këtë çështje.

“Ka një presion ndaj Kurtit për të bërë këtë, siç shprehen ata duke përdorur një term “që nuk do të thotë asgjë”, një hap të pakthyeshëm drejt formimit të Asociacionit. Dhe cili do të ishte ky hap i pakthyeshëm? Epo, kjo është tani pyetja e një milion dollarëve”, ka thënë Daçiqi, transmeton Paparaci.

Daçiqi ka shtuar se, për të përmbushur këtë kërkesë, Kosova mund ta dërgojë statutin e Asociacionit Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Unë nuk e di se cili është hapi i madh në këtë, sepse Gjykata Kushtetuese kur të ketë mbaruar çdo gjë mund të thotë se nuk e pranon. Pra, këtu nuk ka asnjë garanci se dikush do të thotë “mirë, ne e kemi pranuar statutin, kështu që të vazhdojmë tutje”, ka pretenduar Daçiq.

Daçiqi pretendon se “janë të nevojshme 31 vota të vendeve evropiane që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, se ata aktualisht kanë një “shumicë të ngushtë” dhe se nëse Italia, Franca dhe Gjermania kanë disa rezerva para votimit, Kosova do të kishte asnjë shans”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci