Të fundit

Petkoviq: M’u ndalua hyrja në Kosovë pa asnjë shpjegim, vizita kishte karakter fetar

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha sot se Kosova, pa i dhënë asnjë shpjegim, ia ka ndaluar hyrjen në vend edhe pse vizita e tij tha se kishte “karakter fetar”.

Ai tha se do të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës së Pashkëve në manastirin e Graçanicës.

“Ka një vit, edhe pse jam negociatori kryesor me Prishtinën, nuk më lejojnë ta vizitoj territorin e Kosovës dhe në këtë mënyrë i shkelin të gjitha marrëveshjet”, tha Petkoviq në TV Pink, duke theksuar se vizitën e kishte paralajmëruar “me kohë”.

Ai tha se deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti tregojnë se Kosova “nuk ka ndërmend ta formojë kurrë një asociacion të komunave serbe”.

Ai tha se Kosova “nuk do të jetë kurrë shtet”, duke konfirmuar se Beogradi do të vazhdojë të përzihet në Kosovë.

Ai përmendi edhe luftën e Serbisë për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci