Të fundit

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

Nuk dihet ende gjë për takim e sotëm, por ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it në Prishtinë sot kanë zbarkuar në Zyrën e Kryeministrit.

Ky takim vjen në një kohë kur s’kanë mbetur as dy javë nga votimi final në Këshillin e Ministrave për-ose-jo anëtarësimit të Kosovës në KiE, shkruan Reporteri.

Gjermani dhe Franca kanë mbajtur qëndrim që për votim të suksesshëm final të Kosovës në KiE “duhet hapa para, konkretë, të papraprakthyehsëm” drejt Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Kjo është kuptuar gjerësisht të jetë kërkesë për miratimin e draft-Statutit të Asociacionit dhe dërgimit të saj për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkaq deri më sot, Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë shenja të pranimit të kësaj kërkese.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci