Të fundit

Ndodh edhe kjo: Spanjolli shkon në aeroport me tetë valixhe plot me kanabis!

Një shtetas spanjoll është arrestuar pasi u kap me tetë valixhe të mbushura me kanabis në aeroportin e Mançesterit.

Fernando Jacobo Mayans Fuster 51 vjeç nga Zaragoza në Spanjë, është akuzuar për kontrabandë droge nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në aeroport.

Pas mbërritjes në aeroport të mërkurën, më 1 maj, nga Los Angeles në SHBA, oficerët e Forcave Kufitare të Heathrow në Londër gjetën 278 pako në tetë çanta të veçanta.

Një numër i çantave ishin në emrat e fëmijëve të tij, të cilët po udhëtonin me të. Në total u gjetën më shumë se 158 kilogramë kanabis, i cili do të kishte një vlerë prej rreth 1 milion paund nëse do të shitej në MB.

Pasi u intervistua nga hetuesit e NCA, Mayans Fuster u akuzua për importimin e drogave të klasës B. Oficeri i lartë hetues i NCA-së, Charles Lee, tha se kjo ishte një nga konfiskimet më të mëdha të kanabisit të parë në Aeroportin e Mançesterit në vitet e fundit.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci