Të fundit

Kërkohet një ligj i veçantë për heroin Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Instituti Albanologjik në Prishtinë ka mbajtur një simpozium shkencor ku u trajtua tema e Gjergj Kastriotit heroit kombëtar të shqiptarëve.

Në këtë ngjarje, studiuesit prezantuan gjetjet e tyre mbi Gjergj Kastriotin dhe vlerësuan kontributin e tij në historinë dhe kulturën shqiptare.

Në këtë kontekst, është bërë thirrje për hartimin e një ligji të veçantë për Gjergj Kastriotin, si një formë e njohjes dhe respektimit të trashëgimisë së tij historike dhe të veprës së tij në formimin e identitetit kombëtar shqiptar.

Në të njëjtën kohë, Drejtori i Institutit Albanologjik, Lulzim Lajçi, ka theksuar rëndësinë e Gjergj Kastriotit si një testament i orientimit të shqiptarëve dhe bëri thirrje për hartimin e ligjit të veçantë për të nëpërmjet një komisioni të përbërë nga përfaqësues të parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës.

“E ndjejë obligim moral dhe intelektual të bëj një apel drejtuar institucioneve më të larta të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve të Kosovës që të nxjerrin një ligj të veçantë për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Ky ligj do të draftohej nga një komision i përbërë nga deputetët e parlamentit të Shqipërisë dhe parlamentit të Kosovës dhe si ligj i përbashkët, pas miratimit në të dy parlamentet do të zbatohej në të dy shtetet shqiptare. Nxjerrja e këtij ligji do të kishte edhe simboliken e vet”, ka deklaruar Lajçi.

Ky ligj i veçantë, sipas tij, do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm në përkujdesjen dhe nderimin e trashëgimisë historike të Gjergj Kastriotit dhe do të shërbente si një mjet për të forcuar vetëdijen kombëtare dhe respektin për figurën e tij në të dy shtetet shqiptare.

Ndërsa, profesori Arbin Xhata ka propozuar që data e 28 tetorit të shpallet si festë kombëtare në nderim të Gjergj Kastriotit.

Ndryshe, nga ora 13:00 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë do të ketë një koncert me performanca të këngëtarëve të njohur dhe fjalime nga organizatorët.

 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci