Të fundit

Shqetësim për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë të vendosura përgjatë kufitarit me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci  në margjinat e  Forumit Defense24 ka takuar  Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Władysław Kosiniak- Kamysz.

Ministri Maqedonci, homologun polak Kamysz e ka informuar rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, gjersa ka shprehur  shqetësimin e tij për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

Gjithashtu e informoi për dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.

Duke qenë të vetëdijshëm se lufta në Ukrainë kërcënon sigurinë e përgjithshme të Evropës, ai ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e pakursyer për Ukrainën brenda kapaciteteve tona shtetërore.

Të dy ministrat u dakorduan që është tejet e rëndësishme të vendoset bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Polonisë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci