Të fundit

Hamza: Kosova u bë, u rilind falë luanëve si Luan Haradinaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamzaj ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27 vjetorin e rënjes së tij.

Sipas Hamzajt trimëria dhe vetëdija patriotike e Luanit, qysh në moshë të re, është pasqyrë e shumë brezave dhe familjeve shqiptare, që kanë ushqyer kauzën e Kosovës shtet të pavarur, gjeneratë pas gjenerate.

“Luan Haradinaj kështu u rritë, në sofrën e bacës Hilmi, në Kullën e rezistencës në Gllogjan dhe ndonëse i ri në moshë, ai u bashkua në celulat e para të UÇK-së, për ta jetësuar këtë amanet”, shkroi Hamza në Facebook.

“Ata që e njohën nuk kursyen fjalët më sublime të trimërisë e ata që luftuan krah me të, morën zemër që edhe pas vrasjes së tij nga forcat serbe, ta vazhdojnë rrugën mes dhimbjes e forcës për çlirimin e Kosovës, dhe Kosova u bë, u rilind falë luanëve si Luan Haradinaj!”, shtoi ai.

 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci