Të fundit

“Qeveria i ka ftohur raportet me aleatët”: Mesazhi i qytetarëve për Kurtin – janë jetike për Kosovën

Një pjesë e madhe e qytetarëve në Kosovë po shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me mënyrën si qeveria aktuale ka menaxhuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Në një sondazh të fundit, të realizuar nga QHIP, ISRN dhe IB, një pjesë e gjerë e popullsisë ka shprehur bindjen se qeveria e Albin Kurtit ka ftohur këto marrëdhënie.

Këto shqetësime janë ngritur nga disa ngjarje dhe vendime që kanë shkaktuar tensione dhe mosmarrëveshje me partnerët ndërkombëtarë të vendit.

“Shumë të rëndësishme dhe jetike” e kanë vlerësuar partneritetin e Kosovës me SHBA-në dhe shtetet aleate.

Vlerësim jo të mirë qytetarët kanë shprehur edhe për politikën e jashtme të qeverisë aktuale.

“Mesatarisht” dhe “Shumë e dobët”, kanë thënë shumica e të anektuarve.

Në këtë kontekst, shumë qytetarë besojnë se është e rëndësishme për qeverinë të ristrukturojë dhe rivendosë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar mbështetjen dhe ndihmën e tyre në rrugën e zhvillimit të Kosovës.

Ndërkaq, zhvillimi ekonomik shihet si një çështje më e rëndësishme me të cilën duhet të merret qeveria e ardhshme e Kosovës./Paparaci

Shënim:

Ky raport prezanton rezultatet e sondazhit të realizuar në gjithë territorin e Kosovës nga data 15 deri më 25 prill 2024. Realizuar nga QHIP – Qendra për hulumtim dhe informim publik, ISRN – Instituti i Statistikës “Rahmil Nuhiu” dhe IB – Instituti i Ballkanologjisë.

Raporti nxjerr pakënaqësitë e popullit ndaj Kurtit: Nota 1-sh, mendojnë të largohen nga Kosova me mundësinë e parë

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci