Të fundit

Xhaferi: Komunikacioni në Prishtinë do të bie nga presioni i qarkullimit

Për investimet kapitale në komunën e Prishtinës, ndërtimin e unazave dhe projektet të tjera, Krenar Xhaferi, drejtor i Investimeve Kapitale në këtë komunë foli për disa projekte, në veçanti atë të tunelit në rrugën Agim Ramadani, për të cilin tha se është më sfiduesi.

Xhaferi, lidhur me këtë projekt sqaroi se ky projekt kap pjesën e unazës së brendshme të qytetit, ku, sipas tij, në këtë rrugë ka qarkullim të madh të veturave.

“Ne, brenda dhjetë ditësh bëjmë hapjen e ofertave e që, realisht, si procedurë tenderimi kemi përcjellë për tenderim”, deklaroi Xhaferi në RTK.

Ai shtoi se projekti në fjalë është ma i madh, ndoshta edhe ma sfidues.

Tutje, Xhaferi tha se me ndërtimin e tunelit në rrugën Agim Ramadani komunikacioni do të bie nga presioni i qarkullimit.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci