Të fundit

Shtrëngim duarsh me antishqiptarët: Si i besoi Kurti Taravarit për nga orientimi?

“Çdo votë për kandidaten e VMRO-së për presidente është votë antishqiptare”, thotë kryekuvendari i Kosovës Glauk Konjufca. Kjo deklaratë e tij erdhi pas takimit të kreut të VMRO-së, Hristjan Mickovskit me Arben Taravarin.

Takimi i tyre trazoi mbështetësit më të mëdhenj të koaliconit VLEN, teksa raportohet se opozita shqiptare do të mbështesë Siljanovskën për president.

Konjufca të hënën në një prononcim për Tetova Sot tha se çdo votë për të është votë antishqiptare.

Kjo, duke marrë parasysh se kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova ka shprehur qëndrime të ashpra kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ndërsa ka kërkuar Gjykatë të posaçme, për siç ka thënë ajo, krerët e UÇK-së dhe luftën e vitit 2001.

“Sa i kam pa ato konceptet politke të Siljanovskës, janë koncepte antishqiptare. ka një dyshim për shqiptarët atje. Jam kundër çfarë do mbështetje të tilla. Unë nuk do ta përkrahja një koncept të tillë se është në dëm të shqiptarëve”, u shpreh kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kujtojmë se partia e udhëhequr nga Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje ka përkrahur publikisht koalicionin VLEN.

Madje kryeministri Kurti e kishte inkurajuar Arben Taravarin që të garonte për president.

Qeveria e Kosovës e bëri çështje diskutimi një plan 9 pikësh të propozuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në qershor të vitit të kaluar për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, pasi Bujar Osmani, i cili e kishte kryesuar këtë organizatë të rëndësishme, kishte treguar paraprakisht se si kishte kontribuar për shtensionimin e situatës në Kosovë, duke e përpiluar vetë atë plan.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu e akuzonte kandidatin për president të RMV se e ka parë Kosovën me sytë e ndërkombëtarëve.

Këtë ndihmë të Qeverisë së Kosovës në betejën zgjedhore atje nuk mbeti pa e shfrytëzuar Taravari, i cili shkruante se si Osmani ia paska bërë “argatin Serbisë” dhe se se sa mirë ka bërë Qeveria e Kosovës sipas tij që “nuk e ka pranuar planin e Bujar Osmanit”, pasi me të, “bandat e Vuçiçit nuk do të kishin gjetur rezistencë”.

Ishte planifikuar edhe që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të merrte pjesë personalisht në tubimet e koalicionit VLEN në Cyrih dhe Berlin para rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Por s’shkoi, kështu në vend të tij duke e dërguar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Përmes një video-mesazhi, Kurti porosiste që në zgjedhjet presidenciale të votohet masivisht, ndërsa shprehej se “Republika jonë, por edhe rajoni i Ballkanit Përendimor në përgjithësi, ka nevojë për një faktor politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili në këto kohëra të ballafaqimit të përditshëm e sistematik me Serbinë agresore, do të jetë krah i fortë i Kosovës, në mbështetje të paqes e sigurisë, mirëqenies e demokracisë”.

“Ju përshëndes të gjithëve e në veçanti mikun tim e presidentin tuaj Dr. Arben Taravarin që e kam shok ngahera dhe i besoj si për nga orientimi ashtu edhe për nga karakteri. Energjia e re është e mirëseardhur në skenën politike shqiptare për shumë arsye. Ajo gjithsesi ia vlen, sidomos në situatat që po i përjetojmë e jetojmë tani. Suksese të mërkuren e zgjedhjeve dhe në çdo ditë pune e pushimi”, thoshte Kurti.

Se Kurti e kishte inkurajuar që të garojë për president të Maqedonisë së Veriut, e kishte pranuar edhe vetë Arben Taravari.

Deputetët kosovarë ditëve të fundit i ishin bashkangjitur aktiviteteve të fushatës zgjedhore të koalicionit VLEN.

Nga VLEN thanë se, vizita e deputetëve nga VV në fushatë zgjedhore, ka për qëllim që të ndihmojë në sensibilizimin e votuesit i cili kërkon ndryshim.

Ndërkaq, nga VV u shprehën se në këtë mënyrë, kanë për qëllim të konfirmojnë mbështetjen e tyre ndaj koalicionit VLEN.

Ditëve të fundit, shumë simpatizues të VLEN-it po braksitin këtë koalicion shkaku se VLEN-i në fillim erdhi me frymën e Albin Kurtit dhe përfundoi në prehërin e Mickovskit./Paparaci

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci