Të fundit

Haradinaj falënderon qytetarët që bënë homazhe në Gllogjan për 27 vjetorin e rënies së Luanit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj të gjithë qytetarëve që morën pjesë në ceremonitë e homazheve të mbajtura në Gllogjan për të nderuar kujtimin e Heroin të kombit, Luan Haradinaj, në shënimin e 27-vjetorit të rënies së tij.

Haradinaj ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së gjallë të kujtimit të atyre që kanë sakrifikuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Në 27 vjetorin e rënies së Luanit dhe përvjetorin e bacit Smajl, në homazhe në Gllogjan, dhe në Akademinë Përkujtimore në Pejë, na nderuan shumë miq e bashkëluftëtarë nga të gjitha pjesët e Atdheut,” shkroi Haradinaj në një deklaratë.

Veçanërisht, ai është shprehur i nderuar nga prezencën e major General Timothy E. Orr, komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s, i cili është njohur si mik i dëshmuar i Kosovës.

“Por, edhe me prezencën e liderit të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti; bacit Halit Konushevci; familjes Fazliu; gjeneral Kudusi Lama; bashkëluftëtarëve të Luanit; Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së; dhe shumë kolegëve e bashkëpunëtorëve,” shtoi Haradinaj.

Kjo ngjarje u shënua me pjesëmarrje të lartë dhe me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe respekti për sakrificat e atyre që luftuan për Kosovën.

Haradinaj përmbylli me një thirrje për nderim të përjetshëm të Heronjve të Kombit, duke u bërë jehonë e zërit të bashkëatdhetarëve që kërkojnë që kujtimi dhe mësimet e të kaluarës së tyre të mos harrohen kurrë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci