Të fundit

Kandidati për deputet nga BDI, Dr.Ilir Hasani: Opozita shqiptare me dy “kauza” – rrëzimin e Ali Ahmetit nga pozita dhe hyrjen në qeveri me Mickovksin

Kandidati për deputet nga radhët e BDI-së, Dr. Ilir Hasani, ka komentuar situatën para zgjedhjeve të datës 8 maj. Ai vlerëson se opozita shqiptare po e fokuson kauzën e rrëzimit të Ali Ahmetit nga pozita dhe hyrjen në qeveri me Mickovksin, pa kushte.

Hasani, një mjek me renome ndërkombëtare, theksoi në një intervistë për televizionin TopChannel në Shqipëri se ky orientim nuk përfaqëson interesin kombëtar shqiptar dhe është kundër stabilitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ai gjithashtu krahasoi këtë orientim me përfaqësimin e ish udhëheqësit “shqiptar” të Kosovës në kohën e ish Jugosllavisë, Rrahman Morina, duke theksuar se ky i fundit pretendonte të përfaqësonte gjithë shqiptarët e Kosovës në atë kohë.

Hasani nënvizoi se këto që po bën krahu politik i VLEN nuk janë aspak në interesin e kombit shqiptar. Ai gjithashtu shprehu pritjen se Fronti Evropian mund të fitojë mbi 23 deputet në zgjedhjet e ardhshme, sipas rezultateve të raundit të parë për president.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci