Të fundit

Lajçak shkon në ShBA, takim në katër sy me Escobarin

Pak para se t’i përfundojë mandati si emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka udhëtuar, ndoshta, për herë të fundit në ShBA si udhëheqës i dialogut.

Ai është takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në X të martën, ai tha se me Escobar ka pasur diskutime të thella, duke shtuar se pret edhe biseda tjera të frytshme gjatë qëndrimit në SHBA.

“Sapo mbërrita në SHBA. Pata një takim shumë produktiv me të dërguarin special të SHBA-së, Escobar, duke u thelluar në disa diskutime. Pres biseda të tjera pasuruese gjatë qëndrimit tim këtu”, ka shkruar Lajçak.

Vizitën e Lajçak e ka paralajmëruar ndihmëssekretari amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci