Të fundit

Policia po vendos kamera në qendër të Zveçanit

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë për Informim dhe Privatësi, ka nisur sot të vendosë kamera në Zveçan.

Siç raporton portali lokal Kontakt Plus, kamerat janë të vendosura në qendër të Zveçanit, në fillim të kryqëzimit që të çon në Shtëpinë e Kulturës dhe objektin e komunës, ku ndodhet edhe shkolla e mesme.

Sipas zëvendëskomandantit të Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, kamerat do të vendosen edhe pranë pompës NIS.

Më 26 prill, policia e Kosovës filloi instalimin e kamerave shtesë të sigurisë në veri të Kosovës.

Kamerat janë vendosur më parë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Plani është që veriu i Kosovës të mbulohet me rreth 200 kamera, ku përfshihen edhe ato ekzistuese.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci