Të fundit

Nottingham Forest nuk ia del t’i kthejë pikët e hequra për shkelje të rregullave

Nottingham Forest nuk ka arritur t’i kthejë pikët e hequra nga Premier League për shkeljen e rregullave të përfitimit.

Forest u dënua me heqje të katër pikëve nga një komision i pavarur i emëruar nga Premier League në mars për shkak të shkeljes së rregullave, pasi i kishte tejkaluar limitet e shpenzimeve për 34.5 milionë funte në një periudhë trevjeçare.

Sipas udhëzimeve, Forest mund të ishte dënuar me gjashtë pikë, por iu dha një ndëshkim më pak i rëndë nga Premier League për shkak të “bashkëpunimit të shkëlqyer”.

Me këtë vendim, Forest mbetet i 17-ti në tabelë, tre pikë më shumë se Luton Town që ndodhet një pozitë më poshtë, pra në zonën e rënies, ndërsa kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci