Të fundit

Tragjedia në Shkodër: Gjendet edhe trupi i djalit 3-vjeçar

Është gjetur mëngjesin e të martës edhe trupi i pajetë djalit 3-vjeçar të Alma dhe Erdgys Arrazit, të mbytur të shtunën në lumin Buna.

Një ditë më parë u gjet edhe trupi i vajzës së dytë të çiftit ndërsa të shtunën ishte gjetur trupi i vajzës së madhe, 9-vjeçare.

Të tre fëmijët janë mbytur në lumë bashkë me nënën e tyre, që dyshohet të jetë hedhur vetë nga Ura e Bunës.

Për ngjarjen, policia ka arrestuar babain e tre të miturve, Erdgys Arrazi, i cili akuzohet se me dhunën psikologjike që ka ushtruar ndaj bashkëshortes, e ka shtyrë drejt vetëvrasjes, shkruan A2Cnn.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci