Të fundit

Franca e ka vendosur një parakusht për pranimin e Kosovës në KiE: Drafti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese

Fillimi i hapave domethënës në drejtim të zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin është një kusht i patejkalueshëm për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Ky është qëndrimi i Francës në raport me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ambasada e Francës në Kosovë ka thënë sot se dërgimi i drafstatutit të Bashkimit Evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese, do t’ia siguronte Kosovës mbështetjen për pranim në Këshill të Evropës.

Në një përgjigje për Koha.net, nga kjo ambasadë kanë thënë se ky drafstatut është baza më e mirë që i është ofruar themelimit të Asociacionit.

“Dërgimi i drafstatutit për Asociacionin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese është përmendur si një nga hapat e qartë që Kosova duhet t’i ndërmarrë për të siguruar mbështetje në Këshillin e Evropës, por kryeministri Kurti ka deklaruar se Kosova nuk e ka pranuar atë plan si të ndarë nga pakoja. Dërgimi i drafstatutit për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese do të ishte hap i mirëpritur për të siguruar mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në përgjigje të kësaj ambasade.

Kryeministri Albin Kurti priti të hënën në një takim  përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës.

Pas takimit, në një deklaratë për media, shefi i qeverisë tha se procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, nuk duhet të përzihet me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Nëse përzihen, tha Kurti, dëm do t’i shkaktohej edhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve që zhvillohet në Bruksel, edhe Këshillit të Evropës si “institucion i ruajtjes dhe promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.

“Kryeministri kujtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohet në Bruksel dhe jo në Strasburg” dhe se “procesi i anëtarësimit në Këshill të Evropës është çështje e respektimit të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit – vlera këto që Republika e Kosovës i përqafon”, thuhet në deklaratën për media.

Ditëve të fundit ka pasur raportime se Franca dhe Gjermania po përgatiten ta bllokojnë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si rezultat i një fushate të bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo organizatë – lidere në Evropë për të drejtat e njeriut – pritet të votojë për pranimin e Kosovës më 16 maj.

Në favor të Kosovës, muajin e kaluar, votoi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci