Të fundit

Lista Serbe: Sulmet me motive etnike ndaj serbëve “nuk janë propagandë”

“Dhuna e vazhdueshme institucionale dhe sulmet me motive etnike ndaj serbëve në Kosovë nuk janë propagandë, por për fat të keq realiteti i ashpër që populli ynë jeton nën regjimin e Albin Kurtit, obsesioni i të cilit për dëbimin e serbëve nga Kosova arriti në atë pikë saqë ai i neglizhoi nevojat e vetë shqiptarëve që votuan për të”, kanë kumtuar nga Lista Serbe lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës se Serbia po përhap propagandë për dhunë ndaj serbëve në Kosovë.

“Kurti e shënon mandatin e tij me faktin se më shumë se 500 sulme me motive etnike kanë ndodhur kundër serbëve, një pjesë e mirë e tyre drejtpërdrejt nga anëtarët e institucioneve të Kosovës, policia dhe të gjithë të tjerët, dhe se gjatë sundimit të tij të terrorit, në duart e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës gjaku i djemve dhe të rinjve serbë, si Stefan dhe Millosh Stojanoviq nga Gotovusha, të cilët u qëlluan ditën e Krishtlindjes”, pretendohet në kumtesë, transmeton Paparaci.

Siç shtojnë nga Lista Serbe, “Albin Kurti krijoi një lloj rrethi kriminal për persekutimin dhe shtypjen e serbëve”.

Ata përkujtuan se ka edhe shembuj ku serbët që nuk kanë dashur ta shesin trashëgiminë e babait dhe gjyshit të tyre, pas dy dekadash janë shpallur kriminelë lufte dhe “pa asnjë provë” mbahen nëpër burgjet e Kosovës.

“Ka dhjetëra e qindra shembuj të tillë, dhe janë një jetë reale dhe mizore e serbëve për shkak të regjimit të Kurtit”, pretendohet në kumtesë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci