Të fundit

Stano: Raporti i Borrellit për heqjen ose jo të masave ndaj Kosovës pranë finalizimit

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se raporti i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Kosovën po shkon drejt finalizimit dhe se heqja apo jo e masave do të varet nga ky raport por edhe nga vendet anëtare.

“ Unë vetëm mund të konfirmoj, pa diskutuar publikisht proceset aktuale në Këshill, se raporti është para finalizimit dhe do t’u dorëzohet vendeve anëtare”, tha Stano në një konferencë për media në Bruksel.

Derisa sa i përket afatit dhe përmbajtjes, Stano theksoi se nuk mund të bëjë komente, pasi këto janë procedura të brendshme në kuadër të Këshillit Evropian.

Stano lidhur me këtë çështje ka folur edhe ditë më parë duke komentuar kërkesën e Kosovës për heqje masash. Ai kishte deklaruar se janë shtetet anëtare ato që marrin vendim për heqje masash dhe jo politikanët e Kosovës

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci