Të fundit

Osmani ua rikujton kosovarëve: Jam ndër ministrat e parë që kam ngritur si çështje integrimin në KiE

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka treguar se ka qenë ndër ministrat e parë që ka ngritur në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Ai ka vlerësuar se Maqedonia do të vazhdojë ta mbështes fuqishëm Republikën e Kosovës në këtë proces.

Në një intervistë për median Nacionale, Osmani ka bërë me dije se deputet e VMRO-së nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamente ku është votuar për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Unë kam qenë një ndër ministrat e parë të Jashtëm i cili në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës ka ngritur çështjen e anëtarësimit të Kosovës dhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Kosovën me të gjitha kapacitete e saja. Për fat të keq, deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk morën pjesë në votimin e fundit në Asamblenë Parlamentare. Dhe, kjo është hipokrizia më e shëmtuar e një partie që ndryshe flet e ndryshe vepron!”, ka thënë Osmani.

Në lidhje me kërkesën e Francës dhe Gjermanisë ndaj Kosovës për dërgimin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, ai ka thënë se Kosova duhet të kultivojë partneritet me aleatët.

Sipas tij, Asociacioni nuk duhet të jetë pikë e veçantë gjatë sinkronizimit të hapave të dala nga marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit.

Kosova duhet të kultivojë partneritetin dhe besimin e ndërsjellë me SHBA dhe shtetet kryesore të Bashkimit Evropian. Asociacioni nuk duhet të jetë pikë e veçantë gjatë sinkronizimit të hapave të dala nga marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, por marrëveshjet duhet të implementohen nga dyja palët”, ka vlerësuar Osmani.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci