Të fundit

Aliu thirrje qytetarëve: Regjistrohuni

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu përmes një statusi në Facebook ka kërkuar nga qytetarët e Ferizajt, të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare.

“Ky proces paraqet rëndësi të veçantë si për institucionet ashtu edhe për gjithë shoqërinë, ngaqë evidenton gjendjen e të dhënat tjera tejet të nevojshme të popullsisë dhe ekonomive familjare për planifikimet e së ardhmes, andaj ju lus që të gjithë t’i përgjigjeni pozitivisht këtij procesi, të gjithë banorët që jetojnë në Ferizaj, marrin shërbime e shfrytëzojnë infrastrukturën institucionale në fusha të ndryshme, por edhe bashkatdhetarët tonë në mërgatë, të regjistrohen banorë të Komunës së Ferizajt”.- ka shkruar ndër të tjera Aliu.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë!

Kanë mbetur edhe pak ditë në përmbyllje të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare. Ky proces paraqet rëndësi të veçantë si për institucionet ashtu edhe për gjithë shoqërinë, ngaqë evidenton gjendjen e të dhënat tjera tejet të nevojshme të popullsisë dhe ekonomive familjare për planifikimet e së ardhmes, andaj ju lus që të gjithë t’i përgjigjeni pozitivisht këtij procesi, të gjithë banorët që jetojnë në Ferizaj, marrin shërbime e shfrytëzojnë infrastrukturën institucionale në fusha të ndryshme, por edhe bashkatdhetarët tonë në mërgatë, të regjistrohen banorë të Komunës së Ferizajt.

Për familjet që nuk e kanë kryer ende këtë proces, ju lutemi që të paraqiteni duke kontaktuar Komisionin Komunal të Regjistrimit të Popullsisë dhe Ekonomive Familjare në këtë numër telefoni: +383 46 190 306, ashtu që të lehtësojmë qasjen e regjistruesve në ato vendbanime apo ekonomi familjare.

Ta mbështesim bashkë këtë proces të rëndësishëm për të gjithë ne!

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci