Të fundit

Agjenda për “finale”, zëvendës-ministrat evropianë s’e diskutojnë çështjen e Kosovës në KiE

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se sot Kosova nuk ishte pjesë e diskutimit në takimin e zëvendësministrave, të cilët po përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave, të Këshillit të Evropës.

Sipas Musliu-Shoshit, është “fatkeqësi që kemi një kryeministër që çdo vendim e veprim e ka në peshoren e kalkulimit elektoral, pavarësisht interesit të Kosovës”.

“Për Albinin me rendësi është propaganda, vota dhe pushteti!”, shkroi Musliu-Shoshi.

Ky është reagimi i plotë i saj:

Kosova, sot NUK arriti që të jetë temë në takimin e zëvendësministrave që po përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj! Kjo mbledhje do të vazhdoj edhe ditën e martë (14 maj), e në ditët në vijim procesi vështirësohet dhe mundësitë shterojnë. Sidoqoftë, EDHE NJË SHANCË për Kosovën

POR….

FATKEQËSI është që kemi një Kryeministër që çdo vendim e veprim e ka në peshoren e kalkulimit ELEKTORAL, pavarësisht interesit të Kosovës.

Për Albinin me rendësi është propaganda, vota dhe pushteti!

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci