Të fundit

Osmani kujton Betejën e Çabratit: Vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka kujtuar Betejën e Çabratit, duke thënë se kjo betejë paraqet stoicizmin  e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gjakova”, të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Osmani është shprehur se vendosja e drejtësisë është angazhim i tyre i vazhdueshëm.

“Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin  e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gjakova”, të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u vunë në mbrojtje të popullatës civile të Gjakovës nga barbaria e regjimit gjenocidal të Serbisë”.

“Në këtë betejë ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK, ndërkaq forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht rreth 100 banorë dhe rrëmbyen me dhunë mbi 300 të tjerë. Vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë dëshmorët e UÇK-së dhe për të rënët për liri”, shkroi Osmani.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci