Të fundit

​Raporti i auditimit: KRU Prishtina ka mbi 71 mijë konsumatorë të pa regjistruar

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU Prishtina”, ka marrë 18 rekomandime nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) pas parregullsive të gjetura gjatë përpilimit të raportit të auditimit, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me qeverisjen jo efektive në teknologjinë e informacionit.

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, anëtarja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj Sadiku prezantoi të gjeturat e raportit të ZKA-së për “KRU Prishtina”. Sadiku tregoi se mungon planifikimi strategjik i teknologjisë informative, politikat dhe procedurat si dhe nuk ka vendosur strukturë organizative të teknologjisë adekuate.

Ajo tha se kjo ndërmarrje nuk ka strukturë të plotë organizative dhe ndarje të qartë të detyrave dhe përgjegjësive.

Tutje, Sadiku potencoi se mbi 71 mijë konsumatorë aktiv nuk ishin të regjistruar fare numër identifikues, derisa janë hasur rreth 4 mijë numra personal të regjistruar më shumë se dy herë në sistem që përmbajnë emër dhe mbiemër ndryshe.

“Qeverisja e teknologjisë së informacionit në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’ nuk ka rezultuar të jetë efektive. Mungon planifikimi strategjik i teknologjisë informative, politikat dhe procedurat si dhe nuk ka vendosur strukturë organizative të teknologjisë adekuate dhe të plotë duke rrezikuar mospërdorimin efektiv të burimeve për arrtijen e objektivave të ndërmarrjes…’KRU Prishtina’ nuk ka strukturë të plotë organizative dhe ndarje të qartë të detyrave dhe përgjegjësive ku është vërejtur se ndër vite, ka pasur ndryshime të vazhdueshme në departamentin e teknologjisë informative sa i përket pozicionimit dhe raportimit…Ndërmarrja nuk ka ndërmarrë masa dhe nuk ka zhvilluar mekanizmat të duhur në mënyrë që të siguroj se informacioni të mos ekspozohet ndaj komprometimit dhe zbulimeve të pa autorizuara.

Ndërmarrja rrezikon që të jetë e ekspozuar ndaj zbulimeve të pa autorizuara. Ndërmarrja nuk ka regjistër të plotë të aseteve të teknologjisë informative…Ndërmarrja nuk ka siguri të mjaftueshme se mund të vazhdoj operimin e saj duke përdorur teknologjinë e informacionit dhe asetet e saj në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore apo të ngjashme…71 mijë e 732 konsumatorë aktiv nuk ishin të regjistruar fare me numër identifikues, numër personal, numër fiskal, numër të biznesit…Rreth 4 mijë numra personal të regjistruar më shumë se dy herë në sistem që përmbajnë emër dhe mbiemër ndryshe gjë që e pamundëson identifikimin e saktë të ujëmatësve”, tha Tishukaj-Sadiku.

Këto të gjetura dhe rekomandime, “KRU Prishtina” i ka marrë në prill të vitit të kaluar.

Gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit të performances “Sistemet e Informacionit në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal Prishtina” ishte i ftuar edhe Bordi i KRU-së.

Kryesuesi i bordit të KRU-së, Bashkim Pllana tha se përgjatë një viti kanë bërë përpjekje të veprojnë në bazë të rekomandimeve të ZKA-së dhe se gjysma prej tyre veçse janë rregulluar. Ai tregoi se 100 për qind është rregulluar struktura organizative për ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive.

Për pjesën se “KRU Prishtina’ nuk ka të vendosur mekanizmin efikas për vlerësimin e rrezikut të sigurisë së informacionit”, Pllana potencoi se rreth për 90 për qind është rregulluar kjo çështje.

Ai theksoi se kanë përmbushur 50 për qind të pikës për krijimin e mekanizmave parandalues kundër rreziqeve fizike dhe mjedisore për ambientin.

“Strategjia është 80 për qind e kryer për vitin 2024-2026, ka mbetur vetëm edhe pjesët të ndërlidhen me anë ligjore të saj…’KRU Prishtina’ nuk ka strukturë të plotë organizative të ndarë për detyrat dhe përgjegjësitë, kjo pjesë është e kryer 100 për qind…’KRU Prishtina’ nuk ka hartuar politikat dhe procedurat e IT-së. Kjo është e bërë 90 për qind…’KRU Prishtina’ nuk ka të vendosur mekanizmin efikas për vlerësimin e rrezikut të sigurisë së informacionit, kjo është 90 për qind e saj…Mungo regjistri i saktë për të gjithë të punësuarit e IT-së. Kjo pikë është mes 85 për qind sot e aplikuar…’KRU Prishtina’ ka krijuar mekanizmin parandalues kundër rreziqeve fizike dhe mjedisore në ambientin, kjo pikë ka mbetur vetëm 50 për qind”, tha Pllana.

Bordi i KRU-së u pyet nëse gjatë inspektimit kanë hasur se ndonjë autolarje po e përdor ujin për biznes, derisa këta të fundit u përgjigjen se nuk është raportuar për një gjë të tillë.

Ndërkaq, të njëjtit u pyeten edhe për borxhin që konsumatorët e kanë ndaj kësaj ndërmarrje.

Anëtari i Bordit të KRU-së, Riza Spanca tha se borxhet e akumuluara të konsumatorëve arrijnë vlerën prej 52 milionë eurove.

Ai shtoi se shumica e këtyre borxheve vijnë nga amvisëria, rastet sociale dhe bizneset.

Ndërsa, për pyetjen e parashtruar nga anëtarët e komisionit, lidhur me ndërrimin e ujëmatësve, Spanca tha se kjo kërkon një kosto të lartë, për çka përmendi se “KRU Prishtina” vazhdon të paguajë kredi për ndërtimin e fabrikës.

“Që nga paslufta borxhet e akumuluara total aktualisht të konsumatorëve të pa privizionuara, brutto arrijnë diku vlerën prej 52 milionë…Shumica prej këtyre përbëjnë amvisëri, ka një numër bukur edhe i rasteve sociale, por ka edhe biznese që shumica në periudhën e viti 2023 janë inspektuar, qoftë për keqpërdorime, por edhe për çështje të borxheve dhe është arritur të merret inkasimi prej tyre…Një pyetje që e patëm më herët për nga an e mundësive buxhetore për ndërrimin e ujëmatësve, aty është një kosto bukur e lartë, duke pasur parasysh. Ne jemi ndërmarrje e vetme e ujërave e cila paguan kredi për ndërtimin e fabrikës që e kemi ndërtuar”, u shpreh Spanca.

Deputeti i LVV-së, Visar Korenica kritikoi “KRU Prishtina”, për mospjesëmarrjen e kryeshefit dhe të anëtarëve të tjerë të bordit në këtë komision.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci