Të fundit

Kryeziu: Kurti të mos bëjë hajgare me shtetin, nuk është vetëm kryeministër i VV-së

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe krerët e shtetit se nuk po bëjnë punë serioze në trajtimin e kërkesave nga ndërkombëtarët.

Kryeziu ka thënë se Kurti duhet t’i kryejë detyrat e shtëpisë dhe obligimet, pasi nëse nuk kryhen do të ketë pasoja gjithëpërfshirëse, duke iu referuar kështu kërkesës së ndërkombëtarëve për Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE.

Kërkesat nga ShBA-ja, sipas tij, duhet të përmbushen dhe të mos merren vetëm në këndvështrimin politik, duke thënë se Kurti nuk është vetëm kryeministër i VV-së, por i të gjithë qytetarëve.

“Kurti duhet të kryejë detyrat e shtëpisë dhe nuk mundet pa i kryer se pasojat janë të mëdha, gjithëpërfshirëse. Nuk duhet të bëjë hajgare me shtetin, nuk janë duke u bërë serioze nga shteti, nuk është vetëm kryeministër i VV-së, por i gjithë qytetarëve. Kjo duhet të shihet nga këndi i shtetit e jo nga ana politike”, ka deklaruar Kryeziu në Dukagjin.

Ai ka thënë se Kurti duhet ta dërgojë draftstatutin për Asociacionin në Kushtetuese dhe ta largojë nga vetja si barrë.

“Ta dërgojë në Kushtetuese dhe e largon nga vetja si barrë”, ka vijuar Kryeziu.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci