Të fundit

U pajis me urdhër mbrojtje, këngëtarja shqiptare reagon pas sherreve me burrin

Këngëtarja Maya Aliçkaj ka reaguar për herë të parë pas përplasjes publike që ka pasur me bashkëshortin e saj. Në një intervistë të dhënë për “ABC e mëngjesit”, Maya ka treguar se ka pasur një periudhë të vështirë mediatike por edhe shpirtërore.

Teksa i bëri dedikim një fansit të saj, këngëtarja zbuloi që nga stresi i përplasjes ka humbur edhe peshë.

“Po të përshëndes nga shtëpia ime, po të përshëndetes publikisht nga shtëpia ime, sepse kështu u bë tani publike. Ai gjesti yt aq i rrallë në shenjë edhe të momenti delikat mediatik edhe shpirtëror, bëre të pamundurën për të më mbështetur mua. Ti je një stilist i mirë me qepe një fustan për shijen time, por ishte pak i gjerë se unë jam dobësuar pak tani,”- u shpreh Maja.

Këngëtarja shqiptare Maya Aliçkaj, është pajisur pak javë më parë me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës që bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj.

Maja, me emrin zyrtar Fatbardha Ulbirch dhe bashkëshorti i saj Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), duket se kanë pasur konflikte prej kohësh me njëri-tjetrin. Shuaipi është urdhëruar me vendim gjykate, që të mos i afrohet bashkëshortes së tij, më shumë se 200 metra, duke nënkuptuar edhe vilën e tyre në zonën e Mulletit ku jeton këngëtarja bashkë me djalin.

Po ashtu, bashkëshorti i këngëtares, duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje.

Këngëtarja shqiptare dhunohet fizikisht nga burri, kërkon urdhër mbrojtje nga gjykata

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci