Të fundit

Syla: Kurti dështoi – zgjedhje me 23 ose më 29 qershor

Analisti i politikës, Valon Syla, beson se vendi do të shkojnë në zgjedhje parlamentar në qershor.

Syla zgjedhjet i sheh si alternativë pas “dështimit në politikë dhe dështimit në negociatat nga Albin Kurti”.

Shuplakat diplomatike i morëm sot nga Franca dhe Gjermania… por ma të rëndat do të vinë nga Amerika e sidomos nëse Republikanët fitojnë atje.” – ka shkruar ai pasi Kosova nuk ishte temë e diskutimit për agjenden në Këshillin e Evropës.

Shkrimi i tij:

Kosova nuk është në agjendë për antarësim në Këshill të Evropës… do të thotë, se vazhdojmë me izolim, sankcione nga Amerika dhe BE pa fituar asnjë njohje… e as nga Këshilli i Evropës, një dështim i politikës dhe negociatave që po i udhëheq Albin Kurti. Në gjuhën real politike kjo do të thotë edhe zgjedhje të brendshme nacionale qoftë në qershor, apo në tetor.

Nëse partitë nuk merren vesh, atëherë ky mandat i Kurtit përfundon në shkurt kur edhe mbahen zgjedhjet e rregullta.

Shuplakat diplomatike i morëm sot nga Franca dhe Gjermania… por ma të rëndat do të vinë nga Amerika e sidomos nëse Republikanët fitojnë atje.

Personalisht mendoj se zgjedhje mund të ketë një të diele të qershorit, me 23 ose me 29.

Ta shohim.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci