Të fundit

Ministri i Mbrojtjes: Serbia vazhdon të ketë qasje agresore ndaj Kosovës

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Misionet e stabilizimit si instrument për ruajtjen e paqes” në kuadër të konferencës Defense 24, që po mbahet në Poloni, ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të shteteve anëtare të NATO-s, dhe intervenimit të tyre të suksesshëm në Kosovë me qëllim ndërprerjen e gjenocidit dhe çlirimin e vendit.

Maqedonci ka thënë se “Kosova si shtet i pavarur me rritjen më të madhe ekonomike në Ballkan, zhvillimin më të dukshëm në lirinë e mediave, fjalës së lirë, është një histori suksesi e misionit të NATO-s, por për fat të keq nuk mund të themi se rreziku në Ballkan më nuk ekziston”.

“Derisa po zhvillohet agresioni rus në Ukrainë, zgjatimi i Rusisë në Ballkan, Serbia, po i njëjti shtet që shkaktoi luftën në vitin 1999 në Kosovë, vazhdon të ketë qasje agresore ndaj Kosovës”, ka thënë Maqedonci.

Më tej ai ka thënë se “sulmi në Banjskë në shtator të vitit të kaluar, dëshmoi që mendësia e njëjtë hegjemoniste vazhdon të ekzistojë në mesin e kastës drejtuese të Serbisë”.

“Grupet terroriste të sulmit në Banjskë janë financuar nga institucionet qeveritare serbe, ashtu si dhe institucionet paralele e grupet kontrabanduese në veri të Kosovës, me qëllimin primar destabilizimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka thënë se “vendosja e tre nga katër brigadat e Ushtrisë së Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën, me rreth 48 baza ushtarake, përbën shqetësim për ne, ashtu si dhe fakti që ky shtet me qasje armiqësore vazhdon të investoj në blerjen e sistemeve të armatimeve sulmuese”.

“Interesat e Serbisë dhe Rusisë janë të dyanshme, datojnë qysh nga shekulli i XVIII. Një gjendje jostabile në Ballkan do t’i shërbente si Rusisë në vazhdimin e luftës me qëllim aneksimin e Ukrainës, ashtu edhe Serbisë në ushqimin e idesë iluzive për krijimin e Serbisë së Madhe”.

Siç transmeton Telegrafi, ministri Maqedonci ka thënë gjithashtu se “është e dukshme që Serbia është shumë më e afërt me politikat e lindjes sesa ato perëndimore, prandaj është shumë e rëndësishme vazhdimi i pranisë së trupave të NATO-s në Kosovë, për aq kohë sa nuk kemi shenja të qarta të reflektimit nga ana e Serbisë dhe demokratizimit të njëmend të saj”.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci