Të fundit

Freedom House shpallet “organizatë e padëshirueshme” nga Rusia

Rusia e ka shpallur të martën “organizatë të padëshirueshme” grupin për të drejtat e njeriut, Freedom House.

Në raportin e saj më 2024, Freedom House e cilësoi Rusinë si vend të “pasigurt”, duke vlerësuar atë me vetëm 13 pikë nga 100 të mundshme për Lirinë Globale.

Ligji “organizatë e padëshirueshme”, i miratuar më 2015, vë në shënjestër organizatat joqeveritare të cilat financohen nga jashtë.

Zyrtarët rusë e kanë përdorur këtë ligj për t’i margjinalizuar dhjetëra organizata të huaja në Rusi.

Në shkurt, Rusia e shpalli Radion Evropa e Lirë (REL) “organizatë të padëshirueshme”.

Sipas regjistrit, REL-i është entiteti i 142-të që është përfshirë në listë.

Përfshirja në listë nënkupton që një organizatë nuk mund të operojë në Rusi, dhe qytetarëve të Rusisë u ndalohet bashkëpunimin me të, sepse në të kundërtën rrezikohen nga ndjekja penale./ REL

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci