Të fundit

Pamje: Policia e Kosovës shkatërron edhe një laborator të drogës në Leposaviq – një i arrestuar e një në kërkim

Policia e Kosovës ka shkatërruar edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq, gjatë së martës. Një person është ndaluar për 48 orë ndërsa një tjetër është në kërkim nga autoritetet.

Operacioni policor ka rezultuar me gjetjen e gjithsej 409 bimëve të dyshuara të kanabisit me gjatësi prej 5 deri në 15 cm, një pushkë gjuetie me gjithsej 43 fishek të gjuetisë, si dhe pajisje tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa, ventilim, termostate, nxehëse, etj.), si dhe një jakne e Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e antidrogës (DHTN) Mitrovicë veri pas një pune hetimore dhe sigurimit të informatave të besueshme nga tereni se disa persona të dyshuar kanë improvizuar një laborator për kultivimin e bimëve të dyshuara të kanabisit, sot me datën 07.05.2024, nën asistimin e zyrtarëve policor nga Drejtoria rajonale e Policisë (DRP) Mitrovicë veri dhe patrullave të Stacionit Policor në Leposaviq kanë realizuar një operacion të suksesshëm bastisje dhe kontrolli në fshatin Miokovicë të Leposaviqit, Mitrovicë veri.

Bastisja është kryer në një shtëpi banimi të të dyshuarit me iniciale (M.I.) dhe objektet përcjellëse, ku në një objekt përcjellës banimi në një dhomë është gjetur një laborator i improvizuar për kultivimin e bimëve të dyshuara të kanabisit”.

Njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e dëshmive.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori nga departamenti i krimeve të rënda dhe me udhëzim të tij, nga bimët merren disa mostra që do të dërgohen në laborator, kurse pjesa tjetër me urdhër të prokurorit shkatërrohen”.

I dyshuari me inicialet (M.I.) me aktvendim të prokurorit kujdestar ndalohet për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër me iniciale (S.S) është në kërkim të Policisë.

Rasti vazhdon të hetohet nga antidroga e (DHTN) Mitrovicë veri./Paparaci

 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci