Të fundit

Tahiri: Raporti i Bakoyannis nuk e ka pasur kusht Asociacionin

Takimi i sotëm në Strasburg i zëvendësministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të Këshillit të Europës ka përfunduar pa e futur në agjendë kërkesën e Kosovës për anëtarësim për mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Ministrave këtë muaj.

Gjermania dhe Franca kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të fillojë me zbatimin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri në Kanal 10, ka thënë se Raporti i Bakoyannis nuk ka pasur kusht Asociacionin.

“Raporti i raportueses për Kosovën zonjës Bakoyannis nuk e ka pasur kusht Asociacionin. Aty thuhet se Asociacionin duhet të zbatohet pas anëtarësimit, mirëpo në të njëjtin raport i lejohet ky diskricion komitetit të ministrave. Tani komiteti i ministrave na ka sjell në një situatë ku po shihet qartë që pozicioni sidomos i Italisë edhe i Francës e tash edhe i Gjermanisë është goxha statik në raport me kërkesën e tyre që kanë për Asociacionin”, është shprehur Tahiri.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci