Të fundit

Zelensky: Putini është nazist, mbi 50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë

Duke komentuar sulmet ruse të natës së 7 dhe 8 majit, presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se vetëm nazistët do të kryenin sulme të tilla në Ditën e Fitores mbi nazizmin në Luftën e Dytë Botërore.

Ai theksoi se Rusia ka shkrepur mbi 50 raketa dhe më shumë se 20 dronë Shahed.

“Në ditën e Fitores mbi nazizmin në Luftën e Dytë Botërore, nazisti Vladimir Putin ka lansuar një sulm masiv me raketa mbi Ukrainën”, ka shkruar Zelensky në Facebook.

Sipas tij, mbi 50 raketa dhe më shumë se 20 dronë Shahed kishin shënjestruar infrastrukturën në Lviv, Vinnytsia, Kyiv, Poltava, Kirovohrad, Zaporizhzhia dhe Ivano-Frankivsk.

“E gjithë bota duhet ta kuptojë kush është kush. Bota nuk duhet t’i jap mund një nazizmi të ri”, tha ndër tjera presidenti ukrainas.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci