Të fundit

Dyshohet se vodhën katër bateri akumuluese nga antena e Telekomit, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar për vjedhje të rëndë në Godanc të Epërm të Shtimes.

Ata dyshohet se kanë vjedhur katër bateri akumuluese nga antena e Telekomit të Kosovës dhe kishin dëmtuar alarmin dhe kapakun e baterive të antenës.

“Me datën 07.05.2024 rreth orës 19:38 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes, në objektin e antenës së Telekomit të Kosovès është duke u kryer një vjedhje” thuhet në njoftim.

Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur një veturë Ford Focus me targa vendore dhe dy persona të dyshuar.

Gjatë kontrollit të tyre dhe veturës, në bagazhin e veturës janë gjetur 4 bateri akumuluese elektrike, të cilat dyshohet se ishin vjedhur nga antena e Telekomit të Kosovës, ndërsa kishin dëmtuar alarmin dhe ( kapakun e baterive ) të antenës.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe  pas intervistimit nga hetuesit policorë me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci