Të fundit

Durmishi shkon në Prokurorinë Speciale, do të merret në pyetje për tenderin 38 milionësh

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka mbërritur sot në Prokurorinë Speciale ku është ftuar të merret në pyetje për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Paparaci, ka siguruar pamje të zëvendësministrit duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale të mërkurën në mëngjes.

Pamjet e shfaqin Durmishin teksa bashkë me një asistent të tij hyjnë në objektin e Speciales.

Durmishi njoftoi javën e kaluar se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale në lidhje me tenderin për rrugën Prishtinë – Podujevë.

Ai nuk ka bëri të ditur se në çfarë cilësie është ftuar për intervistim, si i dyshuar apo dëshmitar.

“Të ftosh zv.ministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, edhe pas vendimit të OSHP- së që na jep të drejtë neve si autoritet kontraktues, më duket sinqerisht e pakuptimtë. Ankesa e atij operatori ekonomik është shpallur e pabazuar edhe me vendim”, shkroi Durmishi në Facebook para rreth një jave.

Tenderi për të cilin është ftuar për intervistim zëvendësministrit Durimishi peshon 38 milionë euro. Ai është nënshkruar në vitin 2023 nga vet Durmishi, ndonëse asokohe ka pasur ankesë aktive kundër kontratave në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Ligji i Prokurimit Publik e përcakton se në momentin kur ka ankesë aktive nga një operator ekonomik që ka marrë pjesë në tender, aktiviteti i prokurimit pezullohet dhe autoriteti kontraktues nuk ka të drejtë të procedojë me nënshkrim të kontratave.

Një nga pesë kontratat e dhëna përmes këtij tenderi, një prej tyre në vlerë prej 9.2 milionë eurove i ishte dhënë kompanisë “Bageri”, për të cilën zv/ministri Hysen Durmishi kishte thënë se pronarin e kësaj kompanie e ka shok.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci