Të fundit

Euroactiv: Berlini lë të kuptohet se po insiston në Asociacionin para anëtarësimit të Kosovës në KiE

Qeveria gjermane si duket do të insistojë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe para se t’i japë ‘ok’ që ky shtet t’i bashkohet organizatës për të drejtat e njeriut me bazë në Strasburg, Këshillit të Evropës, pretendon portali i BE Euractiv.

Kosova është në hapin e fundit të procesit të aplikimit pasi ka kaluar votimin dërrmues në favor të anëtarësimit të saj në prill. Më 17 maj, Komiteti i Ministrave i përbërë nga ministrat e jashtëm të secilit shtet anëtar, do të mblidhet për të votuar nëse Kosova do të bëhet anëtare, transmeton Paparaci.

Qarkullojnë zëra se përveç kundërshtarit të dukshëm të Serbisë, Gjermania dhe madje edhe Franca mund të vendosin të kundërshtojnë pranimin nëse Kosova nuk formon Asociacionin, për t’i dhënë komunitetit serbe të Kosovës më shumë autonomi dhe të nxitur nga Serbia dhe BE, vazhdon ky portal.

Euractiv ka pyetur Ministrinë e Jashtme gjermane nëse do të insistonin që Kosova të themelojë Asociacionin para se të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Një zëdhënës i ministrisë ka konfirmuar se ata janë në favor të pranimit të Kosovës dhe se bisedimet për këtë çështje tashmë janë duke u zhvilluar para takimit të 17 majit.

Ata kanë shtuan se “janë të rëndësishme hapat e ardhshëm që Kosova tani të dërgojë sinjale të qarta në lidhje me mbrojtjen e minoriteteve, që është një çështje kyçe në Këshillin e Evropës”.

Argumenti se Kosova duhet të rrisë mbrojtjen për pakicat u përdor nga disa shtete anëtare edhe në debatin plenar, por u rrëzua gjatë diskutimeve me arsyetimin se vendi që i bashkohet këshillit do t’i sjellë të gjitha pakicat dhe qytetarët nën mbrojtjen e tij, duke ofruar gjithashtu më shumë mekanizma për korrigjim./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci