Të fundit

Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim kontrollon restorantin e Radoiçiqit

Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim aktualisht ndodhet në restorantin Grej, pronësia e të cilit është e lidhur me Millan Radoiçiqin dhe i cili është vulosur në fillim të prillit.

Siç është konfirmuar për KoSSev në Polici, sot në këtë objekt po bëhet kontroll mbi pronën që është nën sekuestrim.

Stafi i kësaj agjencie aktualisht ndodhet brenda ambienteve.

Në vendngjarje ndodhen dy automjete të policisë – patrulla të rregullta, të cilat ndihmojnë në këtë aksion.

Sipas gazetarit të këtij portali i cili ndodhet në vendngjarje, një punonjës i kësaj agjencie ka marrë një bravë të re nga një automjet zyrtar dhe e ka çuar në drejtim të lokalit./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci