Të fundit

Haradinaj në Gjakovë, për Gjinin thotë se është model i kryetarit të suksesshëm

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj vlerëson qeverisjen e Ardian Gjinit në Gjakovë. Ai e quan atë model të kryetarit të suksesshëm, derisa thotë se Gjini i ka ofruar qytetarëve infrastrukturë dhe projekte të rëndësishme që i kanë dhënë hov zhvillimit të Gjakovës.

Gjatë vizitës në Gjakovë, Haradinaj njofton se panë nga afër punimet në Lumin Krena.

“Gjatë vizitës në këtë qytet, pamë nga afër punimet në Lumin Krena, projekt që ka zgjidhur jo vetëm problemin me ujërat e zeza por është shndërruar në një vend atraktiv për bizneset dhe qytetarët”.

Më pas, të dy u pritën në Teqen e Shejh Eminit.

“Po ashtu, bashkë me kryetarin Gjini u pritëm ngrohtësisht nga Shejh Ruzhdi Shehu, në Teqen e Shejh Eminit, një vend ku gërshetohen historia, sakrifica dhe traditat e popullit shqiptar”.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci