Të fundit

Gjyqtari Orsato shpërtheu në lot pas ndeshjes PSG-Dortmund, mësohet arsyeja

Gjyqtari italian, Daniele Orsato u përpoq të mbante lotët pas ndeshjes PSG-Borussia Dortmund të martën mbrëma, pasi ishte ndeshja e fundit që ai drejton në Ligën e Kampionëve.

Orsato, 48 vjeç, pritet të tërhiqet nga gjykimi pas Euro 2024, kështu që ndeshja e mbrëmshme gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Dortmund në Paris ishte paraqitja e tij e fundit në këtë garë.

48-vjeçari u përpoq të mbante lotët pas vërshëllimës së fundit dhe përpara se të përqafonte ndihmësit e tij në Parc des Princes.

Gjyqtari italian ishte në qendër të vëmendjes në Parc des Princes mbrëmë, kur ai fillimisht akordoi një penallti për vendasit, përpara se të ndryshonte shpejt mendjen dhe të jepte një goditje dënimi.

Një kontroll i heshtur i VAR-it konfirmoi se Ousmane Dembele ishte faulluar jashtë zonës së Borussia Dortmundit.

Orsato dhe Marco Guida janë gjyqtarët italianë të përzgjedhur për Euro 2024.

Orsato ka drejtuar 55 ndeshje të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij, duke përfshirë finalen 2019/20 mes Bayern Munich dhe PSG.

 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci