Të fundit

Franca dhe Gjermania e lidhin Asociacionin me anëtarësimin në KiE, Kurti: “Nuk e pranojmë këtë kushtëzim”

Kryeministri Albin Kurti njofton se Qeveria nuk do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Draft-Statutin për Asociacionin.

Këtë kërkesë e kishin paraqitur dy shtetet më të fuqishme të BE-së, Franca dhe Gjermania. Ato kanë përsëritur se procedimi i draftstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për interpretim në Gjykatën Kushtetuese do të ishte sinjal i mjaftueshëm për ta siguruar mbështetjen në vendimmarrjen finale të Këshillit të Evropës.

Megjithatë Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se nuk e pranojnë këtë kushtëzim.

Ai tha se ky kusht nuk ka të bëjë aspak me standardet e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, raporton Paparaci.

“Në këto javët e fundit u përballëm me një kusht të ri i cili nuk ka të bëjë aspak me standardet e anëtarësimit në këtë organizatë. Pas kushtetit që të zbatohej një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, kusht ky që hyn në shtyllën e sundimit të ligjit në kuadër të KiE. Ne dëgjuam që ka kryeqytete që tash po kushtëzojnë finalizimin e procesit të anëtarësimit, me dërgimin e një dokumenti në Gjykatë Kushtetuese të Kosovës.

Ky dokument i sjell tek nga Lajçak, së bashku me këshilltarët diplomatik të QUINT-it, nuk u pranua me 26 tetor të vitit të kaluar. Kosova ka ofruar që ai dokument të bëhej pjesë e pakos bazike të Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit që është pjesë integrale e tij dhe të nënshkruhet për tu bërë ligjërisht i obligueshëm dhe i zbatueshëm, por u pat refuzuar nga Serbia”.

Siç thekson Kurti “nëse më datë 26 tetor 2023 do të nënshkruhej paketa në Bruksel, vetëm atëherë ai draft-statut do të mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”.

“Draft-stauti i Lajçakut dhe emisarëve tjerë, si dokument dështoi të zyrtarizohet pasi u refuzua. Si i tillë është një jo dokument, non-paper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente që nuk i ka pranuar e nuk janë zyrtare në Gjykatë Kushtetuse. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde. Kërkesa e cila po shtyhet si kushtëzim për anëtarësim në KiE, jo vetëm që nuk është parimore por ajo tashmë është refuzuar tri herë nga vetë instancat e KiE”, tha Kurti.

Tutje, kryeministri është shprehur haptas që s’e ka pritur që pengesë do të bëheshin aleatët e Kosovës.

“Pengesat i mendonim nga shtete që s’e njohin Kosovën, asnjëherë dhe assesi s’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike që kanë qenë dhe janë përkrahëse të Kosovës”./Paparaci

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci