Të fundit

Sigurimi i Drake plagoset rëndë në rezidencën e reperit në Toronto

Një roje sigurie në rezidencën e artistit kanadez, Drake, është plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri.

Viktima u dërgua me urgjencë në një spital të Torontos me lëndime të rënda, pas të shtënave herët në mëngjesin e së martës.

Paul Krawczyk i shërbimit policor të qytetit u tha gazetarëve të martën se hetuesit kishin pak informacion dhe po studionin pamjet e vëzhgimit për të gjetur pista.

Sulmuesi raportohet se është parë duke ikur nga zona me një automjet.

Drake, emri ligjor i të cilit është Aubrey Graham, kohët e fundit është implikuar në një ‘sherr’ publik me reperin kalifornian, Kendrick Lamar.

Krawczyk tha se policia ishte në dijeni të tensionit mes dy reperëve, por nuk e lidhi këtë ngjarje me përplasjen mes këngësh ndërmjet Drake dhe Lamar.

“Hetimi ndodhet në fazë të hershme aq sa nuk kemi një motiv momentalisht”, tha Krawczyk.

Ditët e fundit, dy superyjet e repit kanë shkëmbyer akuza gjithnjë e më provokuese dhe të paargumentuara ndaj njëri-tjetrit.

Kënga më e fundit e Lamar, “Not Like us”, përmban një imazh satelitor të mega-rezidencës së Drake 50,000 metra katrorë – e njëjta pronë që u rrethua me shirit policie pas të shtënave të së martës.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci