Të fundit

Ish-zv/ministri i Jashtëm: Kosova nuk anëtarësohet në KiE, do të zhytet në krizë të brendshme

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka thënë se me refuzimin për dërgim të draftit të statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, qeveria i ka dhënë fund shpresave për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në një deklarim në rrjetin social Facebook të mërkurën, Berisha ka thënë se kryeministri Albin Kurti është “shumë dyshues” në veprimet e tij politike dhe paralajmëroi zhytjen e vendit në një krizë të brendshme politike.

“Është e pamundur që disa prej nesh ta kemi ditur, e deklaruar  publikisht, se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i kushtëzuar me dorëzimin e draft-statutit te Asociacionit, e këtë kusht të mos e ketë ditur deri me sot kryeministri Kurti. Duke qenë se ai përditë është duke dëshmuar se Kosova për të është vetëm një instrument për planet e tij personale”, tha ai, teksa vazhdoi:

“Që tash pas këtij veprimi kemi te drejte te themi se ai është shume dyshues, atëherë Kosova nuk do të anëtarësohet në KiE ashtu siç edhe trumpetoi ministri rus Lavrov, por do të zhytet në krizë të brendshme, në beteja të kota politike elektorale për të mjegulluar goditjen e radhës qe i bëhet shtetit të Kosovës”.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci