Të fundit

Vitia: QKUK me shërbime të reja, këtë muaj hapet konkurs i ri për profesionistë shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë sot në një konferencë për media, se investimet në infrastrukturë në QKUK, por jo vetëm, po vazhdojnë me intensitet të shtuar.

Ai tha se kjo po bëhet për lehtësimin dhe përmirësimin e kushteve të profesionistëve shëndetësor, dhe për t’i bërë ambientet më miqësore dhe praktike për pacientët.

“Po vazhdojnë investimet në infrastrukturë. Janë hapur shumë shërbime të reja në muajt e fundit që qytetarët tanë nuk i kanë marrë në institucionet shëndetësore publike, dhe për të mos dalë jashtë shtetit sikur që kanë dalë për një kohë të gjatë”, tha ai.

Vitia tutje shtoi se në Gjinekologji së shpejti do të aktivizohen edhe tri shërbime të reja, ndërkohë në Neurokirurgji dhe Klinikën Vaskulare, ka shumë investime në infrastrukturë, aparaturë dhe shërbime që janë marrë veç jashtë shtetit dhe në spitale private.

“Është aktivizuar edhe shërbimi i transportit neunatal. Do të jetë i sigurt dhe do të shpëtojë shumë jetë të foshnjave. Poashtu, në bashkëpunim me ShSKUK-në, në maj do të hapet konkurs edhe për 330 profesionistë shëndetësorë. Do të punësohen rreth 80 specialistë, dhe diku rreth 200 infermierë”, tha tutje ministri Vitia.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci