Të fundit

Intervistimi në Prokurorinë Speciale, gruaja i del në krah Durmishit: Nuk shantazhohet kurrë

Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e zëvendësministrit Hysen Durmishi, ka dalë me një reagim në Facebook, pasi ky i fundit u intervistua sot si i dyshuar nga Prokuroria Speciale lidhur me kontratat për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Ajo i ka dalë në krah bashkëshortit të saj, derisa ka thënë se “Ai nuk mund të kërcënohet e shantazhohet kurrë”.

“Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën e tij. Ai nuk mposhtet e nuk nënshtrohet asnjëherë. Ai nuk mund të kërcënohet e shantazhohet kurr. Ai është fitimtarë gjithmonë. Ishte i tillë dje, është i tillë sot e do të jetë edhe nesër.  Ushtari i vërtetë është vlerë e çmuar. I gatshëm gjithmonë për atdheun. 🇦🇱👏🏻💪🏻”, ka shkruar ajo.

Durmishi pas intervistimit, është deklaruar para gazetarëve, ku tha se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe se nga prokurori i janë bërë pyetje sqaruese.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci