Të fundit

Prokuroria arrin marrëveshje me kërcënuesin e Kusari-Lilës, deputetja publikon videon

Emin Lati, i akuzuari për kanosjen e deputetes Mimoza Kusari-Lila, ka arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranim të fajësisë.

Prokurorja Shashivari tha se dënimi i rekomanduar është 120 ditë burgim, por se i njëjti mund të shndërrohet në atë me gjobë nga 300 deri në 600 euro.

Ndaj kësaj marrëveshje ka reaguar sot e dëmtuara, deputetja dhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se Gjykata dhe Prokuroria e kanë anashkaluar atë si të dëmtuar në rast dhe kanë arritur marrëveshje me të akuzuarin.

“Sot për herë të tretë isha e ftuar në seancën gjyqësore në cilësinë e të dëmtuares në rastin e kanosjes, nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit nga i pandehuri Emin Lati, i cili në korrik të 2023-tes në kohën e publikimit të përgjimeve, në emision LiVE kishte deklaruar: Jena ligë na veteranët se atë duhet me e ngreh zhag nëpër asfalt derisa të ja qesim eshtrat në tokë”, tha Kusari-Lila.

“Në janar të vitit 2024, pasi kisha bërë kallëzim penal ndaj të pandehurit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte ngritur aktakuzë me dy vepra penale: Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit dhe kanosje”, tha ajo.

Kusari-Lila ka thënë se i pandehuri përveç se u lirua nga ndjekja e veprës penale më të rëndë, në asnjë moment nuk tregoi pendim apo kërkoi falje për veprën e konsumuar.

“Në të kunderten siç dëgjohet në videon e bashkangjitur, Gjykatësi Driton Berisha e udhëzon të pandehurin çka të deklarojë e çka mos të deklaroi duke ndërhyrë direkt edhe në transkriptin e seancës, për të vendosur pastaj ai menjëherë të mos ketë shqyrtim gjyqësor duke pranuar Marrëveshjen mes prokurorisë dhe të pandehurit dhe duke aplikuar në fund një gjobë prej 300 – 600 Euro për kanosje”, tha deputetja.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci