Të fundit

Asociacioni për KiE-në, Escobar mesazh krerëve kosovarë: T’i dëgjoni e të bashkëpunoni me evropianët

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar në një bashkëbisedim ‘online’ me gazetarë ka thënë se palët në Ohër ishin pajtuar për implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura, përfshirë Asociacionin, por që kanë dështuar.

I dërguari i Posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor tha se në KiE ka shqetësime të vendeve anëtare për respektimin e të drejtave të minoriteteve.

“Mendoj se pritjet për dy palët janë të qarta. Në Ohër ishte pajtuar që të gjitha elementet e marrëveshjes të implementoheshin menjëherë. Kjo do të thotë implementimi i Asociacionit dhe Serbisë që të mos e bllokonte Kosovën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, por të dy palët kanë dështuar”.

“Në Këshillin e Evropës e di se ka shqetësime te disa shteteve se Asociacioni nuk është implementuar dhe disa kërkesa të tjera që janë bërë vazhdimisht në dy vitet e fundit dhe disa çështje të tjera që kanë të bëjnë me minoritetin serb nuk janë përmbushur. Këto janë shqetësimet se Kosova nuk mund të ketë pranohet në Këshillin e Evropës”.

“Në shtegun evropian është e rëndësishme për Kosovën që të dëgjojë partnerët evropianë”, ka thënë Escobar kur është pyetur nëse Kurti nuk po i dëgjon diplomatët evropian.

“Imlementimi i Asociacionit me Këshillin e Evropës janë shumë të lidhura, një është se Këshilli i Evropës është për trajtimin e minoriteteve dhe kjo ka të bëjë me Asociacionin”.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci