Të fundit

​Kuka udhëheq stërvitjet në kampin stërvitor ndërkombëtar në Pejë

Në kuadër të komponentës “Diplomacia publike” të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, përgjatë dy javëve është mbajtur kampi stërvitor ndërkombëtar në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.

Pjesë e këtij Kampi ishin ekipet e xhudos nga Anglia, Bullgaria, Polonia, Afrika e Jugut, Suedia dhe Bosnje e Hercegovina, raporton KosovaPress.

Garuesit pjesëmarrës u përgatitën për Lojërat Olimpike Paris 2024. Kampi u udhëhoq nga trajneri e selektori ynë Driton Kuka.

Xhudo jo vetëm që po i sjellë Kosovës suksese sportive tash e disa vite, por edhe po kontribuon në turizëm e diplomaci publike ku vetëm në më pak së 1 muaj kanë ardhë për vizitë mbi 20 shtete të cilat janë stërvitur në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci